Nga: ZONJA KATERINA

1 kg mish viçi, 3-4 thelpinj hudhër, 1 kokërr qepë në gjysëm rrathë, 2-3 speca me ngjyra të ndryshme, 200 gr djathë kaçkavall, 2-3 kokrra domate, 2-3 lgj vaj ulliri, 3-4 kokrra bahar, Kripë, piper i zi, 2 gota oriz + 4 gota ujë, Panxhar, Karrota, Lakër e kuqe

Në një tavë vendosim dy letra pjekje pasi i kemi lagur mirë me ujë. Vendosim mbi letrën racionet e mishit. I pudrosim mirë me kripë dhe piper të zi dhe më pas vendosim thelpinjtë e hudhrës ashtu siç janë vetëm të qëruara, qepën të prerë në rrathë, domatet gjithashtu në rrathë, specat shumëngjyrëshe dhe djathin kaçkavall të prerë në kubikë. I spërkasim mirë përbërësit me kripë, piper, me kokrrat e baharit dhe me 2-3 luge vaj ulliri. I mbështjellim në fund të gjithë përbërësit me letrën e kuzhinës dhe i vendosim në furrë të piqen fillimisht për 20 minuta në temperaturën 220 gradë Celsius dhe më pas në temperaturë më të ulët, në 170 gradë Celsius për rreth 1 orë.

Ndërkohë përgatisim pilafin me tre ngjyra të ndryshme. Në tenxheren e parë vendosim lakrën e kuqe të ziejë, në tenxheren e dytë vendosim panxharin të ziejë ndërsa në tenxheren e tretë vendosim pjesën e fundit të bishtit të karrotave. Pasi të kenë zjerë dhe lëshuar ngjyrën e tyre tek lëngu shtojmë në secilën tenxhere orizin dhe e lemë të ziejë për 14 minuta. Pasi mishi të jetë gati e servirim me tre shijet e pilafit me tre kolore të ndryshme.
(er.cu/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb