Që në fillim ishte i vështirë, por pa Mohamed Salah dhe Robeto Firmino, misioni i Liverpool për të përmbysur humbjen 3-0 kundër Barcelonës afrohet me kufirin e të pamundurës. Sulmuesi egjiptian dhe ai brazilian nuk arritën të rikuperohen në kohë për ndeshjen e kthimit në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, duke sfumuar ndjeshëm shpresat e skuadrës së Jurgen Klopp.

13154008 0 Image A 38 1557153539197
13154008 0 Image A 38 1557153539197

Kjo konfirmohet edhe nga trajneri gjerman në konferencën zyrtare për mediat përpara sfidës në “Anffield”, por gjithsesi nuk mund të flitet për “dorëzim pa kushte”. “Për ne është ndeshja e tretë në gjashtë ditë, ndërsa Barcelona bëri rotacion në fundjavë. Ne duhet të jemi të zotët të mbrohemi mirë, të mos pësojmë gold he të jemi të fortë në sulm. Do ta provojmë, por kjo nuk do të thotë se do t’ia dalim. Nëse po, do të ishte e mrekullueshme, në të kundërt do të dështonim në mënyrën më të bukur të mundëshme”, ka thënë Klopp, që pret edhe ndihmën e tifozëve në “Anffield” për të provuar të gjitha shanset e skuadrës së tij.

Barcelona Coach Valverde Vreest Sfeer Op Anfield En Snelle Aanval Liverpool
Barcelona Coach Valverde Vreest Sfeer Op Anfield En Snelle Aanval Liverpool

Nuk ka probleme të tilla Ernesto Valverde. Fitorja 3-0 në gjysmëfinalen e vajtjes e bën thuajse të sigurt kalimin e Barcelonës në finalen e Champions, por tekniku është është plotësisht i qetë, teksa kujton përmbysjen e madhe që pësoi skuadra e tij kundër Romës në edicionin e shkuar. “Rezultati i ndeshjes së parë nuk ndryshon asgjë. Nuk duhet ta mendojmë. Duhet ta përgatisim këtë sfidë si një finale. Duhet të sulmojmë dhe të fitojmë, pasi e kemi ende të freskët mësimin që morëm vetëm një vit më parë nga Roma”, ishin fjalët e Valverde, që ka paalajmëruar sërish sulmin me tre, ku Messi dhe sërish Coutinho do të ndihmojnë Luis Suarez në vijën e parë.

07551598
07551598

Mungesa e vetme e madhe është Dembele, ndërsa me biletën e finales në dorë, katalunjasit duhet të jenë të kujdesshëm edhe me kartonët e verdhë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb