TIRANE

Përfaqësuesit e OSBE/ODIHR Ana Rusi dhe Alexey Gromov zhvilluan sot një takim me kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla në selinë rozë.

Përmes një postimi në Twitter, Balla ka shprehur mirënjohjen për angazhimin e OSBE/ODIHR në zgjedhjet e ardhshme lokale të 30 qershorit.

“Sapo u takova me Ana Rusu dhe Alexey Gromov. Folëm për kuadrin zgjedhor dhe përgatitjen e këtyre zgjedhjeve duke synuar standardet më demokratike dhe respektimin e barazisë gjinore”,- thotë ai.

  • foto galeri

Të dy këta përfaqësues kanë mbërritur në Tiranë, në kuadër të misonit të tyre faktmbledhës pak para zhvillimit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Në orën 19:30, përfaqësuesit e OSBE/ODIHR pritet të zhvillojnë një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha. Përfaqësuesit e OSBE/ODIHR do të jenë  në Tiranë për një vizitë dy ditore, ku pritet të takojnë përfaqësues të partive politike nga mazhoranca dhe nga opozita gjatë dy ditëve të ardhshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb