Në “kapacitetin e Ekspertit të Sigurisë Kombëtare, Rajonit dheNATO-s”, vijoj të ndjek (24/7), me përgjegjësi të shtuar luftën“për/me Ukrainën” si dhe përballjen e Izraelit me një valë të re të përshkallëzimit së sigurisë në lindjen e mesme mbas masakrëssë organizatës terroriste të Hamasit në 7 Tetor 2023.
Paraprakisht, më duhet të qartësoj edhe më fortë se, për satrajtoj në këtë opinion, si edhe në çdo rast tjetër, nuk kanë tëaspak të bëjnë me paragjykime mbi përkatësinë fetare, etnike, politike, gjinore dhe ngjyre; por as me të drejtën sovrane të vetëmbrojtjes së identitetit kombëtar, integritetit territorial; mbi të gjitha kurrësesi me jetët e qytetarëve të pafajshëm (që vuajnë pasojat e ndërmarrjeve terroriste, neonaziste, neostaliniste, apo çdo forme tjetër të ektremizmit dhe dhunës barbare), qofshin, Palestinezë, Izraelitë, Arabë, Rusë, Ukrainas dhe çdo vendi tjetër të përfshirë në konflikte të armatosura.
Për tu rkthyer subjektit të këtij opinioni, sjell në vëmëndje njëlistë të historisë së konflikteve Izraelito – Arab: “Rrënjët i ka në“Palestinën historike”, në fundin e shekullit të 19-të, kur “Sionizmi” i Theodor Herzl, projektoi Atdheun Hebre në Palestinë. Në 1948, David Ben-Gurion shpalli themelimin e Shtetit të Izraelit (u njoh nga OKB në 11 maj 1949), por edhe nisjen e Luftës I-rë Arabo-Izraelite. Në 1956 gjatë krizës së Suezit, Izraeli me UK e pushtuan Egjiptin por nga presioni ndërkombëtar u tërhoqën. Lufta 6 ditore (1967), Izraeli pushtoi Gadishullin Sinai, Bregut Perëndimor dhe Rripin e Gazës. 1973, Egjipti dhe Siria sulmuan Izraelin gjatë festës së hebreve të YomKipurit, por Izraeli i zmbrapsi dhe mori më shumë territore. Marrëveshja e Camp David (1978) e ndërmjetësuar nga SHBA, inormalizoi marrëdhëniet mes Izraelit me Egjiptitit. 1987, kryengritjet palestineze shënuan Intifadën e parë. 1993, Negociatat e Oslos, themeluan Autoritetin Palestinez; Samiti i Camp David (2000); Konferenca e Annapolis (2007), Marrëveshja e Abrahamit (2020), etj” që gjithsesi nuk kanë prodhuar paqe të qëndrueshme!
Ndërsa posaçërisht këtë artikull, do përpiqem të hedh më shumëdritë rreth riciklimit të konfliktit “pas 7 tetorit 2023” ose: “përmbledhje të përditësuar me mësimet e nxjerra nga përballjajo vetëm e Izraelit me organizatat dhe shtetet terroriste; sfidat, impaktet dhe rekomandime strategjike për (pa) mundësinë e ndërtimit të paqes në lindjen e mesme si dhe impaktet mbiballkanin perëndimor”.
Më konkretisht:
Rreth 50 mijë të vrarë dhe mbi 100 mijë të plagosur; mijëraraketa, avion luftarak dhe dronë vrasës; miliona refugjatë nëportat e perëndimit si dhe triliona € shpenzime. Një kosto shumëe lartë, kështu edhe një mision pothuaj i pamundur për të bërënjë përmbledhje ngushëlluese për jetët e humbura (qytetarë tëpafajshëm Palestinez dhe Izraelit) si dhe të solidaritetit“kundër/pro luftës” ndaj ekstremizmit të çdo forme.
Siç dihet, vala e re e konfliktit, nisi në 7 Tetor 2023, kur mëshumë se 2500 paramilitarë të Hamasit (shpallur organizatëterroriste nga ShBA dhe BE) sulmuan Izraelin; ndërsa mbi 3000 raketa u hodhën nga Rripi i Gazës duke masakruar mbi 1200 qytetarë në një festë publike; morën si barbare pengje 250 pleq/gjyshër, gra dhe vajza (gjysma ende të padorëzuar), si dhevijojnë të përdorin si barrikada (ç) njerëzore bashkëqytetarëpalestinezë!
Konflikti u zgjerua, me përfshirjen “de fakto” të Iranit, mbrëmjen e së premtes datë 13/14 Prill 2024, kur një shi me 300 raketa vrasëse goditën brutalisht (fatmirësisht pa zero sukses) hapësirën ajrore të Izraelit: “si hakmarrje ndaj sulmit ajror të 1 prillit 2024”, në konsullatën iraniane Damask, ku mbeti i vrarëgjenerali Mohammad Zahedi, komandant i lartë i Gardës sëIranit (IRGC). Po ashtu për vrasjen e liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, gjatë një sulmi ajror në Teheran, Irani fajësoi“pa asnjë prova” Izraelin, dhe kështu të 2 sulmet, i konsideroi si: “shkelje të sovranitetit të Iranit”.
Situata u përkeqësua, me përfshirjen e grupit të armaosurHezbollah, në vrasjen e 12 fëmijëve nga një sulm me raketa në28 korrik 2024 në një fushë futbolli në lartësitë e Golanit. Si përgjigje shpaguese nga sulmet ajrore të izraelit në Bejrut në 31 korrik 2024 mbeti i vrarë Foud Shukur, ndër themeluesit e Hezbollahut. Ndërsa si kundërpërgjigje për vrasjen e ushtarakuttë lartë, grupi Hezbollah (ndër të tjera akte terroriste nëbashkërendim me Hamasin), në 25 gusht 2025, goditi Izraelinme mbi 320 Raketa Katyusha (ruse) duke e imponuar Qeverinë e Netanyahut të ndërmarrë një fushatë ajrore ndëshkuese dheshkatërrimtare ndaj shtabeve, armatimit dhe infrastrukturavekritike të Hezbollahut.
6 (gjashtë) mësimet e nxjerra nga përballja e mbas 7 Tetorit2023:
Mësimi nr. 1: Duke tejkaluar propagandën cinike, më duhet ta përsëris edhe më fortë se përtej rrethanave specifike që i janëimponuar Izraelit për mbijetesë: “ushtrimi i të drejtës sëhakmarrjes proporcionale, ndaj shteteve apo organizataveterroriste”, mbetet edhe si një sfidë e përbotshme, pasi: “nëseterroristët e Hamasit, Hezbollahut, apo Shtetit Islamik të Iranit, do të gjunjëzonin (në mos shfarosnin nga faqja e dheut) Izraelin, nuk do krijonte kjo një preçedent fatal për paqen, sistemin e sigurisë globale si dhe vlerat e qytetërimit në mbarë botën ?!Për më qartë, për këdo egocentrik mendjendryshkur por ndoshtatë mirë paguar, pyetja mbetet: “nëse do gjunjëzohej kështu edheWashingtoni, Londra, Berlini, Parisi, Roma, Kievi dhe çdo vend tjetër ndaj organizatave terroriste, çfarë pasojash katastrofikedo të kishte kjo mbi rendin global, shoqërinë njerëzore, harmoninë fetare, bashkëjetesën paqësore, etj”?! Parë nga kykëndvështrim, luftën e imponuar të Izraelit kundër terroristëve e gjej: “jo vetëm në të drejtën sovrane të mbijetesës, por edhe sikontribut shtesë për vlerat demokratike si dhe interesateuroatlantike”!
Mësimi nr.2: Nga kjo përballje e imponuar ushtarake përgjatë11 muajve të fundit, u testuan dhe sprovuan aftësitë e pathueshme dhe shkatërrimtare të mbrojtjes ajrore të Izraelit, sidhe besimi te fuqia e pamposhtur e flotës ajrore të USA dhe UK, ndaj sulmeve të Hamasit, Shtetit Islamik të Iranit, Hezbollah, etj.
Gjithësesi, mesazhi përbashkët i listës së pas-konflikteve tësipërpërmendura mbetet: “në të gjitha konfliktet, përfshi dherastin e fundit, Izraeli me mbështetjen e aleatëve strategjik(USA/UK/BE), jo vetëm ka triumfuar por edhe ka zgjeruarterritorin, pozitat strategjike si dhe peshën gjeopolitike nëlindjen e mesme”.
Kështu edhe përballja e suksesshme e Izraelit përgjatë 11 muajve të fundit (duke asgjësuar mbi 97 % të raketave dhedronëve vrasës), shërben edhe si një mesazh force edhe ndajPutinit, që: “nëse do të guxonte të sulmonte qoftë edhe 1metër² të cilido nga 32 vendet anëtare të NATO-s do të mposhtej dheposhtërohej nga fuqia e pakonkurueshne e AleancësEuroatlantike (USA/NATO/UK/BE)”. Ky mesazh force qëndronedhe për Ish-Ministrin e Millosheviçit dhe ushtarin e bindur tëKremlinit (z. Vučič), që: “të mos armatoset me Avion luftaraksulmues (18 Mig-29 apo 12 Rafale = mbi 6 miliard € ), Raleta, etj duke harxhuar kot së koti mbi 1.5 miliard € në vit nga mundi i popullit serb. Kjo pasi asnjë nga vendet e rajonit nuk kërcënon Serbinë por edhe ajo s’ka këllqe për t’u përballur me aftësitëmbrojtëse të Kosovës (p.sh pajisjen e FSK nga USA me 246 raketa Javelin) dhe as me fuqinë e sprovuar (1999) ushtarake tëAleancës Euroatlantike”.
Mësimi nr.3: solidariteti dhe kohezioni diplomatik, demonstruarnë terren “konfirmon me vepra” mbështetjen pa kompromis tëIzraelit në luftën kundër terrorizmit, si “kërcënim dhe e keqeperbashkët”.
Ndërsa prezenca me dy luftanijeve ushtarake të ShBA, UK, etjnë rajon konfirmon mbështetjen pa kompromis të Izraelit edhepër shkak të një lobi të fortë Izraelit në vendimmarrjet e Washingtonit dhe Londrës. Për marrëdhëniet ShBA-Izrael kamedhe një koment shtesë: “shumica dërrmuese e 195 shteteve të OKB (përfshi Kosovën) e kanë vetëshpallur ShBA aleatstrategjik, ndërsa Izraeli dhe Islanda mbeten ndër të vetmetshtete të konfirmuara kështu nga Washingtoni Zyrtar”. Si shëmbull përmendim se paketa e ndihmës ushtarake të USA ndaj Izraelit (1948 – 2024) arrin në 150 miliard dollarë, ose sa100 vjet shpenzime ushtarake të Hamas dhe Hezbollah sëbashku !
Mësimi nr. 4: nga kjo luftë ndaj terrorizmit u vetë-demaskuanedhe vendet që mbështetën boshtin e së keqes (Hamas – Irani – Hezbollah), si Rusia-Putiniste – Koreja e Kim Jong-ut – Dodikëtmëndjendryshkur në Ballkanin perëndimor. Prandaj ky mësim (nr.4), mbart edhe një mesazh mbi domosdoshmërinë kritike, për të bashkëpunuar në rrafshin global dhe rajonal në luftën me rreziqet e përbashkëta, pra shtetet, diktaturat neo-Staliniste apo organizatat terroriste të sipërpërmendura.
Nga ana tjetër, sulmet terroriste të 7 Tetorit 2023 apo 14 prillitdhe 25 gushtit 2024, kundër një vendi sovran/Izraelit si dhe jetëssë popullsisë civile edhe nëse nuk janë planizuar “drejtpërdrejtë nga Kremlini”, është e sigurt, që i shërbejnë përpjekjeve të dëshpëruara të Putinit, për të hapur një front të ri lufte krahasasaj në Ukrainë. Por, do të dështojë me turp, ashtu si edhe nëpërpjekjen për ta tërhequr Kinën në luftë me Tajvanin; apo për ta frymëzuar Beogradin deri në aventurën e “ri-pushtimitushtarak të Republikës së Kosovës, edhe pse prej 1990 ajo mbetet nën prezencën/ përgjegjësinë e trupave të KFOR-it“!
Mësimi nr.5, përtej mëndjeve të deformuara në Teheran, Kremlin, Korenë e Veriut, (përfshi në Ballkan) duke u përpjekurt’i japin dimension fetar apo “legjitimuar” sulmet barbare të Hamasit, Iranit, Hezbollahut jo vetëm kundër Izraelit, kurrsesi nuk kanë të përbashkët me vlerat e fesë Islame.
Po ashtu përtej emërtimeve patriotiko-fetare, HAMAS (Lëvizja e Rezistencës Islamike), apo Hezbollah (Partia e Zotit/Allahut), “terroristët e pa Fe” që çirren si monstra: “Allāhuʾakbar ose Zoti është i madh” edhe pasi masakrojnë barbarishtqytetarë dhe u presin kokat fëmijëve të pafajshëm; kur marrin zvarrë pengje pleq/gjyshër, gra dhe vajza, vrasin me bomba/raketa kamikaze mijëra qytetarë të pafajshëm, apo edhekur përdorin si barrikada (ç) njerëzore bashkëqytetarë Palestinezë nga Rripi i Gazës”, kurrsesi nuk kanë të përbashkët me kuranin dhe as me vlerat e fesë Islame!
Në të kundërt, frymëzuesit që fshihen si minj në transhetë e Rripit të Gazës, e keqpërdorin fenë për axhendën e tyre politike. Ndëra është e mirënjohur fakti që ashtu si edhe besimet e tjera komplementare, edhe feja Islame mbjell paqe, tolerancë, mirëkuptim, bashkëjetesë paqësore, etj.
Mësimi nr 6: pikërisht për të privaluar me masat diplomatike përzgjidhjen e konfliktit, OKB, SHBA, UK, NATO dhe BE, i kanëadresuar “mesazhe të ashpra” edhe Qeverisë Demokratike të Izraelit, që: “të vetëpërmbahet në ushtrimin e drejtës reciproke si dhe të përshkallëzuar të shpagimit, duke shmangur nëmaksimumin e mundshëm pasojat mbi popullsinë e pafajshme civile”. Kjo mbetet një “këshillë çarmatosëse për propagandistëte Teheranit, Kremlinit, etj”, që i cilësojnë sulmet ajrore të Izraelit si: “fashiste”! Pikërisht për këtë, z. Netanyahu kakonfirmuar se “Izraeli do të vijojë sulme shkatërruese ajrore, por të kufizuara si dhe të preçizuara vetëm ndaj infrastrukturavekritike/ushtarake”. Ndërsa qëndra e gravitetit të sulmeve tëIzraelit, mbetet ndaj terroristëve të pa fe (Hamasit, Iranit, Hezbollahut, etj) që vijojnë të kërcënojnë jo vetëm “mbijetesën e indetitetit kombëtar të Izraelit”, por janë përgjegjës edhe për aktet çnjerëzore dhe jetët e qytetarëve të pafajshëm të Izraelit dhe Palestinës!
Rekomandime për zgjidhjen e konfliktit dhe ndërtimin e bashkejetesës paqësore në lindjen e mesme:
Sigurisht, Izraeli ka fuqi ushtarake dhe aleanca të qëndrueshmepër ta “mposhtur shtetet apo grupe terroriste”, ose në rastagresioni për t’u përballur dhe mundur të gjitha vendet Arabe së bashku. Por për të mbjellë klimën e paqes afatgjatë mes popullit Izraelit dhe Palestinez do duhet të prevalojnë mekanizmat e diplomacisë si dhe një akt historik falje mes Izraelit dhevendeve të rajonit, të shoqëruar nga një “road-map” ose njëpaketë gjithëpërfshirëse masash për të mbjellë klimën e mirëbesimin reciprok ndërmjet popujve të rajonit, de-militarizimin, balancat e fuqisë ushtarake, bashkëpunimiekonomik, kulturor, etj, ndërsa aktorët ndërkombëtarë, ShBA, OKB, NATO, BE do duhet të vijojnë të mbajnë peshëthelbësore.
Nga ana tjetër, historia e pas-luftërave na mësojnë se rrugëtimidrejt paqes afatgjatë, kërkon vizion, lidership, përkushtim dhekompromise të mëdha. Siç e sipër përmendëm, konfliktiIzraelito-Arab mbetet një çështje komplekse, të shtrirë nëdekada dhe që përfshin një mori faktorësh historikë, fetarë, kulturore, territorialë, identitetin kombëtar, interesa gjeopolitike, ekonomike, etj, qe nuk mund të zgjidhen si me magji “brendanjë nate dhe as njëherësh”!
Për më tepër nuk ma lejon as, grada e lartë ushtarake (gjeneral ®) por as eksperienca në NATO të bëj “moralizime populiste” mbi detyrimet kushtetuese të Forcave të Armatosura si dhe as më pakta paragjykoj të drejtën sovrane që ka Izraeli të përdorë në mënyrë të përshkallëzuar fuqinë ushtarake për mbijetesën e identitetit kombëtar dhe mbrojtjen e integritetit territorial si dhe garantimin e jetës qytetarëve Izraelit, por edhe kontributet për mbrojtjen e vlerave demokratike të njerëzimit si dhe interesat e aleancës euroatlantike.
Sigurisht duhet vetëpërmbajtje, vijimi i aktiviteteve diplomatike dhe respektim i konventave ndërkombëtare, duke përdorur armë me preçizon të lartë kundër Hamasit, Iranit dhe Hezbullah; duke hapur korridore humanitare dhe mjekësore për popullsinë palestineze si dhe duke shmangur në maksimumin e mundshëm viktima të pafajshme (megjithëse 100% është mision i pamundur).
Për më tej, për të krijuar frymën e mirëbesimit do duhet një aktfalje si dhe një marrëveshje paqe me faktorët lokal të moderuarqë zgjidhjen e konfliktit dhe bashkëjetesën paqësore nuk e gjejnë nëpërmjet akteve terroriste. Ndërsa, frymëzuesit dheterroristët do duhet të çohen para drejtësisë ndërkombëtare përkrime kundër njerëzimit. Thënë këto, në asnjë rast dhe për asnjëarsye nuk do të duhet të ndalen përpjekjet diplomatike ngaIzraeli, vendet Arabe dhe komuniteti ndërkombëtar.
Me duhet ta përsëris edhe me fortë se për një paqje tëqëndrueshme dhe afatgjatë, domosdoshmerisht do duhet tëprevalojnë mekanizmat diplomatike mes Izraelit, Palestinës dhevendeve të tjera arabe, të përfshira në konflikti. Një zgjidhje e diskutuar gjerësisht mbetet rikthimi te projekti i dy shtetevesovrane (Izraelit dhe Palestinës), që do duhet të përfshijënegociatat për kufijtë, refugjatët dhe Jerusalemin si kryeqytet ipërbashkët, si dhe një paketë masash të mirëbesimit reciprokpërfshi de-militarizimin, balancat e fuqisë ushtarake; lirimin e tëburgosurve, bashkëpunimin ekonomik, shkëmbimet kulturore, etj. Sigurisht, aktorët ndërkombëtarë, OKB, ShBA, BE dhe atarajonale, kanë një rol thelbësor për paqe të qëndrueshme.
Në shtesë, si në çdo nga dhjetra vlerësimet, edhe këtë opinion dëshiroj ta përmbyll me disa “rekomandime strategjike” përTiranën dhe Prishtinën zyrtare:
I gjej tërësisht mjerane që “bollshevikët e vetë prangosur ngasindroma e Stockholmit apo fuqia e mbi pushtetit” i ri-sjellinopinionit kombëtar oshilacionet e Enver Hoxhës: “Izraeli njëkobure në duart e SHBA/UK, ose një Shtet i krijuar nga sionizmi reaksionar”. Thënë këtë, e ri-theksoj se për interesat gjeopolitikeKombëtare, nuk ka opsion tjetër përveçse ti bashkohej/t pa hezitim “flamurit të solidaritetit të mbarë botës së qytetëruar” duke dënuar pa hezitim frymëzuesit politik dhe autorët e akteveterrorist të Hamasit, Iranit, Hezbullahut, nga më ç’njerëzoret nëhistorinë moderne të njerëzimit, ndaj identitetit kombëtar dhepopullsinë e pafajshme Izraelite dhe Palestineze njëherësh.
Kështu, dy shtetet sovrane (Shqipëria dhe Kosova) e kanëdetyrim zyrtar të dënojnë “me një zë të përbashkët” si dhe tëmbështesin përballjen e Izraelit, USA, UK dhe aleatëveEuroatlantik në luftën ndaj shteteve dhe organizatave terroriste. Prandaj, Tirana dhe Prishtina zyrtare do duhet të konfirmojnë mbështetje për Izraelin jo vetëm për shkak të lidhjeve historike dhe reciprocitetit të mirënjohjes që ka Izraelit ndaj Kombit tonë për shpëtimin e Hebrenjve nga nazistët gjatë Luftës II-të botërore, por edhe për tu rreshtuar pa kompromis krah ShBA-ve, që kambajtut peshë përcaktuese jo vetëm për çlirimin dhefaktorizimin gjeopolitik të Kosovës, por specifikisht edhe për njohjen si “surprizë” në dhomën ovale (Projekti-Trump) nga Izraeli në kuadër të paketës 12 miliard €, përfshi autostradën e paqes Beograd – Prishtinë, linjën hekurudhore, portin rajonal në ujërat e thella të Adriatikut, etj.
Në përmbyllje besoj edhe më fortë se “përtej luftës barbare të terroristëve ndaj Izraelit ose Putinit në Ukrainë, paqja meskombeve dhe bashkëjetesa paqësore mes popujve, mbetet sigurisht mision i vështirë por opsioni i vetëm”. Prandaj mbetem shpresëplotë që Izraeli dhe Ukraina jo vetëm do të dalin fitimtarë nga kjo përballje për mbijetesë, mbrojtjen e sovranitetit dhe jetës së qytetarëve, por paqja, vlerat demokratike, fuqia ushtarake dheinteresat Euroatlantike do të triumfojnë mbi diktaturat neo-naziste, si Irani, Rusia – Putiniste, Kim-Jongut, neo-Millosheviçët ose Dodikët e ballkanit perëndimor, apo Hamas, Hezbullah si dhe çdo organizatë tjetër terroriste në botë.
(BalkanWeb)