Miss Afrika e Jugut, Rolene Strauss ka marrë çmimin e parë në garën ndërkombëtare të “Miss World 2014” që u mbajt në Londër. ‘22-vjeçarja mposhti 121 garuese tjera, përfshirë përcjellëset nga Hungaria, Edina Kulcsar dhe atë nga SHBA-të, Elizabeth Safrit. Mbretëresha e bukurisë është më shumë sesa vetëm një fytyrë e bukur: ajo është studente e mjekësisë në vitin e katërt si dhe bijë e një mjeku dhe një infermiereje’-raportojnë mediat.  “Të gjithë në qytetin tim më quajnë Dr. Strauss e vogël”, ka deklaruar ajo. Rolene, e cila i la pak mënjanë studimet për shkak të garës, ka thënë se ëndrra e saj ka qenë përfundimi i studimeve dhe marrja e titujve që kur ka qenë vajzë e vogël. Bukuroshet shqiptare, Miss Kosova, Vita Rexhepi dhe Miss Shqipëria, Xhensila Pere, nuk ia kanë dalë të futen as në Top 25 e më të bukurave të botës.

(o.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: