Një shkencëtare është zgjedhur Miss America 2020. Bëhet fjalë për biokimisten Camille Schrier, që ka fituar kurorën e bukurisë, në konkursin e mbajtur në Uncasville, Connecticut.
24-vjeçarja, që çon në shtëpi një çmim prej 50 mijë dollarësh, po studion doktoraturë në farmaci në Virginia Tech.
Ajo ka mundur 50 vajza për të arritur të fitojë kurorën e konkursit të bukurisë, që duke nisur nga 2018, po përpiqet të pastrojë imazhin e saj duke ndryshuar kriteret e vlerësimit të konkurrenteve.
