Për të 15-in vit radhazi, është finalizuar me sukses “Miss dhe Mister Turizmi” nëpërmjet një eventi të organizuar në Durrës. Nën ritmin e muzikës tradicionale, kokurentët me veshjet tipike shqiptare kanë risjellë edhe njëherë traditën duke përkujtuar kështu vlerat e trashëgimisë kulturore.

Në bashkëpunim me universitetin “Luarasi”, shkollat e mesme profesionale kanë organizuar konkursin e bukurisë në të cilin 34 vajza e djem nga qytete të ndryshme garuan për çmimet fituese.

Edhe këtë vit, juria e përbërë nga personalitete si kryetarja e re e bashkisë së Durrësit, Valbona Sako; zv.ministrja e jashtme, Artemis Dralo; përfaqësuesja e Ministrisë së Kulturës Lediana Bardhi, etj nuk e pati të lehtë të zgjidhte midis konkurrentëve. Sako i dorëzoi 16-vjeçares Franceska Rustemi çmimin e parë “Miss Turizmi”; ndërsa 18-vjeçari Albi Papa rrëmbeu çmimin Mister Turizmi.

17-vjeçarja nga Shijaku, Olivia Golja u kurorëzua si Miss Plazhi, ndërsa çmimin Mister Plazhi e fitoi Emilian Hasa.

“Sirena e Detit” shkoi për Dajana Ponarin, ndërsa Orges Duka u vlerësua nga juria profesioniste me çmimin “Princi i Kaltër”. Përgjatë gjithë vitit akademik, universiteti “Luarasi” ka qenë një bashkëpunëtor i fuqishëm për gjimnazet në të gjithë vendin duke ofruar mundësi inovative për brezat e ardhshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb