Finalja e “Miss Universe Albania 2019” ka sjellë një show plot emocione dhe surpriza në spektaklin e gjatë, që u mbajt të premten mbrëma në skenën e Pallatit të Kongreseve në Tiranë.


Nata e prezantimit të më të bukurave që sfiduan njëra-tjetrën në pasarelë, u moderua nga çifti Ardit Roshi dhe Inger Skura. Juria, e përbërë nga Fatmir Hysenbelliu, Floriana Garo, Adrola Dushi, Lili Ismaili, etj., përzgjodhi më të bukurën e asaj nate mbresëlënëse, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në botë. Producenti i “Miss Universe Albania”, Eduart Deda, tha për “Panorama Plus”, se pjesëmarrja e vajzave konkurrente ka qenë me shtrirje të gjerë gjeografike.


Fatmir Evi Miss Universe


Tri vajza shqiptare kishin udhëtuar nga kontinenti amerikan dhe një nga Londra, miss-e këto të rritura dhe edukuara jashtë vendit. E duke qenë se vajzat prezantohen në faqen zyrtare të “Miss Universe”, ku rrëfejnë hobet, pasionet, ambiciet, portretet dhe historitë e jetëve të tyre, duket se kanë bërë përshtypje te publiku ende pa u mbajtur finalja, në faqe të ndryshme të hapura nga fansat e “Miss Universe Albania”.

Fatmir Evi Miss Universe1

Prej javësh, faqet postonin foto të vajzave të preferuara dhe hapnin sondazhe për fituesen e mundshme të “Miss Universe Albania 2019”. Sipas producentit Deda, kauza e këtij edicioni ishte sensibilizimi i shoqërisë për kontrollet periodike mjekësore. Ndërthurja e konkursit tradicional të bukurisë, shoqëruar me sfilatën e vajzave konkurrente, përcolli emocione të forta duke dhuruar një spektakël i vërtetë.

Fatmir1

Vajza që rrëmbeu kurorën e “Miss Universe Albania 2019”, do të jetë përfaqësuesja e Shqipërisë në garën e bukurisë, e cila do të organizohet në në konkursin e 69-të, një kompeticion me 500 milionë shikues, “Miss Universe”, live në “FOX News”. Ndërkohë, biznesmeni Fatmir Hysenbelliu, i cili ishte pjesë e jurisë, së bashku me prezantuesen Evi Reçi, kurorëzuan “Miss Elegancën”.

Fatmir

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb