SHBA

Një pilot pesëdhjetë vjeçar i një avioni të vogël turistësh i ka mbijetuar një aksidenti që mund ti kishte kushtuar jetën. Mjeti, të cilin ai vetë e drejtonte është përplasur dhe ka marrë flakë.


Shkaku, siç shpjegon vetë ai, ka qenë një problem në motorr, që e shtyu avionin drejt linjave elektrike të cilat shkaktuan aksidentin.


Trish Waever, një grua që banon aty pranë dhe që ka filmuar skenën, tregon se e pa mjetin të bllokohet në tela elektrike dhe avioni të përplasej. Piloti arriti të dalë nga avioni dhe u largua në fusha përpara se mjeti të përfshihej nga flakët.


(da.xha/BalkanWeb)