Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme, kur një i mitur 15-vjeçar është paraqitur në spitalin e Traumës i plagosur me armë zjarri.

Sipas informacionit të raportuar nga gazetari Igli Çelmeta, policia ende nuk ka arritur të sqarojë vendin e saktë ku ka ndodhur plagosja, pasi i mituri ka shkuar në shtëpi me plagë dhe më pas është dërguar në spital nga babai i tij.

I mituri ka refuzuar të tregojë se ku ka ndodhur incidenti, duke e bërë hetimin edhe më të vështirë për forcat e policisë. Grupet hetimore janë angazhuar për të mbledhur prova dhe për të intervistuar dëshmitarët e mundshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb