Plot mister është shoqëruar ngjarja e djeshme në Xhyrë të Librazhdit, ku një çift të sapo martuarish dyshohet se janë vetëhelmuar me fostoksinë. Për pasojë 19-vjeçarja Rezarta Xibraka ndërroi jetë, ndërsa burri i saj Olsian Hajdari, ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Dy të rinjtë kishin 1 javë që kishin kurorëzuar dashurinë e tyre, pasi kishin qëndruar 1 vit të fejuar, ndërkohë që ende nuk dihet se çfarë i ka shtyrë ata që të ndërmarrin këtë hap ekstrem. Burime për ‘BalkanWeb’ nga grupi hetimor bënë me dije se nga ekspertiza mjeko-ligjore u konstatua se çifti kishte pirë fostoksinë, ndërkohë deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

  • foto galeri
  • foto galeri

I vetmi që mund të hedhë dritë mbi ngjarjen në fjalë është Olsiani, i cili ndodhet në spitalin e Elbasanit në gjendje të rëndë. Në një kohë kur ngjarja është e mbuluar me mister, çifti në faqen e tyre në rrjetet sociale shfaqeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin, ku nuk mungonin dhe dedikimet e dashurisë. Kjo gjë është vërejtur dhe nga miqtë dhe komentuesit në profilin e tyre në ‘Facebook’, të cilët shfaqen skeptikë për faktin se çifti mund të ketë helmuar veten.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ata thonë se dikush mund t’i ketë shtyrë që të ndërmarrin këtë akt, apo dhe mund t’i ketë helmuar. Ndërkohë, familjarët e çiftit pohojnë se mes tyre nuk kishte asnjë konflikt dhe se ata kishin marrëdhënie shumë të mirë. Kujtojmë se dje çifti u gjetën në gjendje të rënduar në dhomën e tyre të gjumit nga prindërit e djalit. Ndërkohë, 19-vjeçarja ndërroi jetë pak çaste më vonë, ndërsa djali u dërgua me urgjencë në spital.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: