Ju kujtohet fustani i Valentinos, ngjyrë lejla, i veshur nga Lady Gaga me rastin e Golden Globe 2019?

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pamjet ku këngëtarja shfaqej me fustanin e gjatë me shpatulla zbuluar dhe me statujën e fitores të A Star is Born bëri xhiron e botës dhe ka hyrë në historinë e kostume të famshëm.

Tani ai fustan do të dilte në ankand, por zbulohet se ndoshta është vjedhur. Duket që fustani është lënë nga Lady Gaga në dhomën e hotelit Hilton, ku këngëtarja qëndroi, në 8 janar të 2019.

Kamerierja që e gjeti në dhomë e dorëzoi tek zyra e sendeve të humbura në hotel, por pasi nuk është bërë asnjë kërkesë për veshjen, fustani i çmuar i është dhuruar gruas që e gjeti.

Në të vërtetë, sipas disa burimeve pranë këngëtares fustani i është dhënë borxh Lady Gaga nga firma e famshme Valentino, që tani po ndjek të gjitha rrugët ligjore për vjedhjen e fustanit.

Fakt është që shtëpia e ankandeve Nate. D. Sanders Auctions e ka marrë fustanin nga kamerierja dhe veshja do të dalë në ankand duke filluar nga 8000 dollarë në 31 tetor.

Një shifër shumë e vogël në krahasim me vlerën që ky fustan ka si për emrin e firmës së famshme që e ka dizenjuar, ashtu edhe për faktin që është veshur nga diva në një event të një rëndësie të madhe.
Nëse në valle do të hyjnë edhe inspektorët e hetimit, ky fustan mund të përfundojë në ndonjë kosh të policisë së Los Angelesit, si provë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb