LIBRAZHD

Olsi Hajdari, 27-vjeçari nga fshati Xhyrë i Librazhdit që mbërriti në koma në spital, ndërsa bashkëshortja e tij 19 vjeçe vdiq, pas 48 orëve jo vetëm që është ndjerë mirë, por këtë fundjavë ka lënë edhe shtratin e spitalit. Edhe mjekët që e kanë trajtuar nuk kanë besuar te mrekullia dhe kjo është një tjetër mister ashtu sikurse tragjedia e ndodhur gjatë mesjavës në familjen Hajdari ku në dhomën e çiftit të martuar plot një javë më parë, e ëma e 27 vjeçarit u shokua kur gjeti në koma të birin dhe nusen e tij.

Bukurie dhe Dilaver Hajdari të alarmuar nga ajo që i kishte ndodhur çiftit kanë njoftuar fqinjët ,shërbimin e urgjencës, kryetarin e fshatit, ndihmës mjeken dhe policinë duke kërkuar ndihmën e të gjithëve.

19-vjeçarja mbërriti e vdekur ne spital ,ndërsa Olsi pas një dite në gjendje të rëndë e kaloi të keqen dhe të dielën doli nga spitali.

Stafi i mjekëve pasi thirri një psikologe komunikoi me të rreth asaj çfarë ai mbante mënd nga nata e fundit në shtëpinë e tij. Sipas Olsi Hajdarit ai pasi kishte darkuar  me prindërit dhe bashkëshorten kishin shkuar në dhomën e gjumit. Aty meqenëse ishte ftohtë kishin vendosur mangallin me prush dhe më pas i kishte marrë gjumi. Ai ka treguar se më pas nuk kujtonte asgjë se kush e ka marrë dhe ku e kishin dërguar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: