Ka kaluar më shumë se një muaj nga aksidenti tragjik, disa javë nga gjetja e trupit dhe disa ditë nga funerali mallëngjyues i Emiliano Sala. Por dyshimet që rrethojnë ngjarjen e rëndë, polemikat dhe akuzat vazhdojnë. Si fillim Nanta dhe Kardifi do të ballafaqohen në FIFA për të zgjidhur përfundimisht çështjen e parave të transferimit të lojtarit. Por kjo është gjëja e fundit që i intereson familjarëve, miqve dhe tifozëve të sulmuesit të pafat, që humbi jetën në aksidentin ajror të 21 janarit në ngushticën e La Mansh. Pikëpyetjet janë të shumta, ndërsa misteri më i madh lidhet me faktin se si Emiliano Sala pranoi të udhëtonte me një avion të vogël si “Piper PA-46”, aq më tepër në kushte të vështira atmosferike.

Emiliano Sala Had To Arrange Fatal Flight Himself After He
Emiliano Sala Had To Arrange Fatal Flight Himself After He

Për t’i hedhur benzinë zjarrit ka menduar menaxheri i tij, Willi McKay. Në një intervistë për BBC, ai ka akuzuar klubin uellsian që nuk u interesua aspak për blerjen e re dhe më të rëndësishme të merkatos. “Më dukej se askush nga Kardif Siti nuk donte të bëntë diçka. Ishte e siklteëshme. Blenë një lojtar për 17 milion stërlina dhe e lanë në hotel të gjente vetë një avion”, ka thënë McKay për BBC.

  • foto galeri
  • foto galeri

Por këto akuza janë hedhur poshtë nga disa mesazhe në “whattsapp” mes Emiliano Sala dhe zyrtarit që merret me transfertat e lojtarëve në klubin e Kardifit. Në këtë bisedë sulmuesi argjentinas refuzon udhëtimin me avionin e linjës Paris-Kardif që iu propozua nga klubi. Madje Sala tregon se ishte pikërisht agjenti i tij Willi McKay që i kishte prenotuar avionin dhe fluturimin privat që më pas rezultoi fatal.
(balkaweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: