Kushdo që mban “Lindjen” e Caravaggio-s nuk do të mund ta shfaqë kurrë atë në publik. Megjithëse sipas një vlerësimi të FBI-së, piktura do të kishte një vlerë prej rreth 20 milionë dollarë, në fakt nuk ka asnjë.

“Posedimi i një pikture me vlerë kaq të madhe – shkruante më 30 tetor 1969 në raportin e tij Marshall Guelfo Giuliano Andrei – përbën një rrezik të vazhdueshëm, të tillë që të anulojë çdo vlerë tregtare”.

Por mund të kishte shkuar ndryshe. Pikërisht për shkak të vlerës së saj, vepra e dytë e artit më e kërkuar në botë mund të jetë prerë në disa pjesë dhe rishitur te koleksionistët e paskrupullt.

Ndoshta falë ndërmjetësimit të një trafikanti zviceran, të thirrur për këshilla nga bosët e Cosa Nostra.

Piktura u vodh në Palermo nga një bandë kriminelësh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb