Katër ushtarë amerikanë dhe një mjet transporti me gjurmë u zhdukën dje gjatë stërvitjeve ushtarake pranë kufirit me Bjellorusinë në Lituani. Raportohet se ushtarët janë vrarë.

Disa orë më vonë, një automjet është gjetur gjatë kërkimit për trupat, njoftoi ushtria amerikane të mërkurën.

Ushtarët po trajnoheshin pranë kufirit të Lituanisë me Bjellorusinë.

“Ushtarët, të gjithë nga Brigada e Parë, Divizioni i Tretë i Infanterisë, po kryenin trajnime taktike të planifikuara në momentin e incidentit,” tha ushtria amerikane në një deklaratë.

“Automjeti i blinduar i rikuperimit M88 Hercules, që katër ushtarët amerikanë të humbur po lëviznin gjatë një ushtrimi, është gjetur në Lituani”.

Një operacion shpëtimi “intensiv” është duke u zhvilluar aktualisht, shkruajti ushtria e Lituanisë në X.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb