Mario Mitaj, mbrojtësi i kombëtares, analizoi humbjen 0-1 ndaj Gjeorgjisë.
“Humbja? Në përgjithësi bëmë një ndeshje të mirë, vrapuam shumë. Kishim 2-3 raste, por nuk i shfrytëzuam. Nuk besoj se ishte lodhja shkaku që humbëm.
Rreshtimi dhe lojtarët e fortë të Gjeorgjisë?Ne kishim hapësira për ta goditur. Ne duhet të luftonim më shumë. Ata i shfrytëzuan rastet më mirë.
A ishte e lodhur Shqipëria? Nuk besoj se ishte kjo. Edhe ata kishin ndeshje para 3 ditësh. Jemi pak të lodhur, por nuk është ky justifikimi për humbjen e kësaj ndeshje.
Kalimi në Arabi, pse vendose të transferoheshe? Kam folur me trajnerët e ekipit. Më kanë thënë që do të kem më shumë minuta dhe të luaj me lojtarë cilësorë. Për mua kjo është e rëndësishme”- tha ai.