Nga DORJANA BEZAT

TIRANE- Policia e Shtetit shqiptar feston 103-vjetorin e saj. Në këtë rrugëtim në vite ajo ka pasur amplitudat e vet me rritje dhe ulje ku përfshihen si sukseset ashtu si edhe dështimet. Mit’hat Havari, një efektiv i vjetër i policisë i cili ka qenë drejtor policie në shumë qarqe në vend, por edhe në Tiranë, dhe që së fundmi ka dalë në pension, tregon për “News 24″ se pavarësisht këtyre ulje-ngritjeve, tashmë Policia është në rrugën e duhur duke plotësuar standardet e Bashkimit Europian.

Por, trazirat e vitit ’97 destabiliteti politik dhe gjendja e vështirë ekonomike e vendit, sipas Mithat Havarit kanë reflektuar në performancën e policisë.

Sipas tij e meta më e madhe që policia shqiptare ka pasur si para ’90, ashtu edhe pas saj, është politizimi i saj.

Mit’hat Havari kujton si momentet më të vështira në karrierën e tij kanë qenë ngjarjet e vitit ’97 kur ka shërbyer në Berat dhe në Shkodër, apo kur i është dashur të mbrojë godinën e Ministrisë së Brendshme pas trazirave në kryeqytet pas vrasjes së deputetit Azem Hajdari. Pavarësisht kësaj, një jetë e kaluar mes uniformave blu ka dhe sadisfaksionet e veta.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: