TIRANE- Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit Mithat Havari përmes një letre publike drejtuar kryeministrit Edi Rama, i ka kërkuar këtij të fundit një premtim të pambajtuar që sipas tij është rruga pa ndriçim që të çon për në Rinas.

Në një mesazh në faqen e tij të ‘Facebook’-ut ish-drejtori i Policisë Ndërtimore në kohën që Rama ishte kryebashkiak i Tiranës shkruan se para 5 viteve kryeministri i kishte kthyer përgjigje dhe se errësira në rrugë ishte për shkak të një remonti. Teksa i bën thirrje që kjo rrugë të rregullohet, Havari nuk nguron ta quaj Ramën mikun e tij.

LETRA E HAVARIT
|Per kryeministrin !.
Para 5 vjetesh te shkruajta se rruga drejt aeroportit te Rinasit eshte pa ndriçim dhe sigurisht nuk ishte gje e mire jo vetem per ne taksapaguesit e ketij vendi qe duam ta kemi Shqiperinë si gjithe Europa, por dhe te huajt kur zbresin nga avionet e futen drejt kryeqytetit perballen me nje impakt aspak mikprites dhe te qytetëruar, i vetmi aeroport i Albania pa ndriçim, besoj dhe ne Kandahar ku shpesh ti ironizon duhet te jete i ndriçuar.
Per çudinë time me ktheve pergjigje ne çast duke me sqaruar se ndriçimi ishte ne remont. Te falenderova per kujdesin e treguar.
Para tre ditesh isha ne Rinas per te pritur vajzen time, ajo punon per komisionin Europian ejo per llogari te qeverisë Shqiptare.
Ajo ndodhet atje thjesht per aftesit e saj profesionale dhe jo nga tarafet alla Shqiptarçe .
Sapo dolem nga aeroporti e morem rrugen drejt Tiranes, vajzes i ra ne sy erresira totale e segmentit rrugor te aeroportit, ose tek tuk ndonje ndriçim si puna e disa njerezve me dhembet e gojes qe i kane nje po nje jo, pa dashur ta fyej kete kategori, mbase nuk kane dhe lek te zeste te rregullojne shendetin e tyre oral.
Ime bije me pyeti e zemeruar, si ka mundesi babi kane 5 vjet ne pushtet dhe nuk jane aq te zot sa te mos ndriçojne dot 3 km rrugë?
E sqarova, vajzen se ja kam shprehur shqetesimin si qytetar kryeministrit pese vite me pare dhe u justifikua se ishin ne rimont e siper, por realiteti i hidhur e nxjerr zbuluar, rruga e aeroportit te vetem nderkombetar ne Shqypni eshte ende ne erresire te plote dhe ky eshte nje turp.
Nuk mund te justifikohen per asnje rrethane vazhdoi vajza ime, ketu duhet vetem nje investim i vogel serioz qe ky segment i vogel rruge te ndriçohet e te futet ne sistem , ku automatikisht takohet ne mbremje dhe stakohet ne mengjes ashtu sikunder veprohet ne Europe ku ne aspirojme te shkojme.
Kjo nuk realizohet thjesht per mungese serioziteti te kesaj qeverrie , ose institucioni qe e ka per detyre.
Ndaj miku im, merre situaten ne dore thirre ate Gjiknurin e jepi urdher, qe brenda muajit te kete perfunduar ndriçimi i rruges se aeroportit te Rinasit “Nene Tereza”, sakrifiko dhe fondin e nevojshem financiar dhe mbylle perfundimisht kete histori jo te hijshme per kete shtet.
Te siguroj se kjo nuk eshte pergjegjesi e opozites, apo e medias kazan sikunder i etiketon shpesh.
Jo, pergjegjesit ne radhe te pare gjithkush duhet ti shoh te vetja, pastaj tek te tjeret, ky parim themelor vlen per njeriun e thjeshte, deri te kryeministri, ne rastin konkret ju.
Shpresoj ne mirkuptimin tuaj zoti kryeminister!.
Miqesisht Mit’hat Havari !.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb