Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i informoi kolegët e tij për, siç tha ai, “faktin që si presidentja ashtu edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut shkelin drejtpërdrejt Marrëveshjen e Prespës”.

Gjatë mbledhjes së djeshme të Këshillit Evropian, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i informoi kolegët e tij për, siç tha ai, “faktin që si presidenti ashtu edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut shkelin drejtpërdrejt Marrëveshjen e Prespës” dhe vuri në dukje se është e nevojshme që të gjithë ta kuptojnë se “respektimi i legjislacionit evropian, padyshim kalon përmes respektimit besnik të marrëveshjeve ndërkombëtare”.

Në konferencën për shtyp në Bruksel pas Samitit të Bashkimit, Mitsotakis, përveç zhvillimeve aktuale evropiane, teksa iu përgjigj pyetjes së një gazetari, foli edhe për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: