Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka bërë sërish një paralajmërim për Maqedoninë e Veriut sa i takon të ardhmes së saj drejt rrugës europiane.

Debati në fjalë erdhi pas deklaratës së presidenten maqedonase, për përdorimin e emrit “Maqedoni”. Mitsotakis pohoi se Shkupi do të ketë probleme brenda organizatës së NATO-s por edhe për integrimin ne Bashkimin Europian.

“Ne nuk mund të vazhdojmë kështu. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut do të gjendet në një pozitë të pakëndshme në kuadër të Samitit të NATO-s. Unë do ta ngre çështjen atje. Shkupi do ta kuptojë se nuk mund të luajë me Greqinë në këtë çështje. Sepse nëse vendi do të pranonte një emër të dyfishtë, çështja do të ishte mbyllur vite më parë. Nëse vihet në dyshim, Shkupi do të ketë probleme si në NATO, ashtu edhe në BE, ku ai shpreson të bëhet anëtar”, pohoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: