KRUJË

Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia në Krujë për përdhunim ndaj një të miture. Mësohet se i  riu me iniciale G.Rr dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me 16-vjeçaren K.L.

“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin G.Rr. 26 vjeç, banues në Krujë. Shtetasi i mësipërm dyshohet se ka kryer mardhënie seksuale me dhunë me të miturën K.L. 16 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” parashikuar në nenin 101/1 të Kodit Penal”, njofton policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: