GJERMANI
Ata që kanë parë të parët këtë mi, që kishte ngecur në një pusetë në Bensheim, në Gjermani, kanë qenë kalimtarët që kanë kërkuar ndihmën e shoqatës në mbrojtje të kafshëve Berufstierrettung Rhein Neckar.
Për të liruar brejtësin është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, të cilëve u është dashur rreth 30 minuta për ta shpëtuar.
Në pak orë çështja u bë virale në rrjetet sociale falë videos që ka dokumentuar skenën. ‘Në barkun e miut kishte shumë dhjam i akumuluar gjatë dimrit. Ishte bllokuar dhe nuk mund të shkonte as brenda dhe as të dilte jashtë pusetës’, ka deklaruar Dpa Michael Sehr, eksperte e shpëtimit të kafshëve, që ka marrë pjesë në operacion.
Pamjet janë publikuar nga vullnetarët e forcave zjarrfikëse në faqen e tyre në Facebook, duke u komentuar nga një valë e madhe komentesh pozitive.
Atyre që ju është dukur jo normale energjia e harxhuar për të shpëtuar një brejtës, Sehr i është përgjigjur: ’Edhe një kafshë e urryer nga shumë njerëz meriton respekt”.