FIER

Pediatria e Spitalit të Fierit do të shërbejë tashmë në mjedise të rehabilituara. Pas restaurimit me të ardhurat e vetë institucionit u realizua edhe kompletimi i mjediseve me bazë materiale. Investimi për kompletimin me shtretër dhe pajisje të tjera të nevojshme u mundësua nga kompania naftënxjerrëse Bankers Petroleum Albania, e cila prej mëse 16 vitesh operon në fushën e Patos-Marinzës, në rajonin e Fierit.

Falë financimit të Bankers është bërë e mundur pajisja me shtretër spitalorë, komodina e dollapë, duke përmirësuar kushtet për trajtimin e pacientëve. Ky financim, që është pjesë e planeve të investimeve në komunitet të Bankers, iu vjen në ndihmë qindra e mijëra fëmijëve të këtij rajoni të cilët kanë nevojë për shërbime spitalore. Pediatria e Spitalit të Fierit mbulon me shërbim shëndetësore grupmoshat nga 0-14 vjeç të Bashkive Fier, Patos, Rockovec dhe Ballsh.

Ky është investimi i dytë që kompania realizon gjatë dy viteve të fundit në pavionin e Pediatrisë të Spitalit të Fierit, pas investimit prej 67 mijë dollarësh për rikonstruksionin e fasades dhe mjediseve të brendshme. Falë mbështetjes së Bankers ndër vite në spitalin e këtij qarku janë rritur standardet në ofrimin e shërbimit shëndetësor ndaj qytetarëve dhe janë përmirësuar kushtet e stafeve mjekësore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb