Një mjegull e madhe ka përfshirë Istanbulin këtë mëngjes, duke bërë që përkohësisht të ndalet transporti i anijeve në të dy drejtimet në ngushticën e Istanbulit, raporton Anadolu.

Ministria turke e Transportit dhe Infrastrukturës njoftoi se transporti dhe shërbimet e anijeve janë pezulluar përkohësisht në të dy drejtimet për shkak të dukshmërisë së kufizuar të shkaktuar nga mjegulla që ka përfshirë qytetin.

Zyrtarët deklaruan gjithashtu se për shkak të kushteve të pafavorshme të motit, nuk mund të realizoheshin disa udhëtime të anijeve detare që përdoren për transportin publik, siç janë tragetet.

Zyrtarët thanë se transporti detar nuk do të mund të zhvillohet derisa mjegulla të pastrohet dhe të bëhet një njoftim i mëtejshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: