Vera e kuqe fsheh sekretin për të mbrojtur muskujt e astronautëve, të cilët do të duhet të përballen me misione të gjata në Mars.

”Ai gjendet te resveratrol, një substancë e njohur për vetitë e tij antioksiduese, që mbron masën dhe forcën e muskujve, siç del nga eksperimentet me kaviet të ekspozuar ndaj një graviteti të dobët si ai marsian”, sipas studimi i botuar në revistën “Frontiers in Physiology” nga grupi i universitetit amerikan të Harvardit, i koordinuar nga Marie Mortreux.

Me teknologjinë aktuale udhëtimi në Mars merr rreth gjashtë muaj, gjatë të cilit muskujt dhe eshtrat e astronautëve i nënshtrohen dobësimit, siç kanë përjetuar astronautët pas muajve të kaluar në orbitë në Stacionin Hapësinor.

“Pas tri javëve të para në hapësirë ​​disa muskuj fillojnë të dobësohen. Për t’u mundësuar astronautëve të veprojnë në mënyrë të sigurtë në misionet e gjata, siç janë ato në Mars, nevojiten strategji adekuate të zbutjes. Një dietë e saktë mund të jetë një nga çelësat, së bashku me trajnimin fizik’’, theksoi Mortreux.

‘’Resveratroli ka treguar rezultate të mira te kaviet duke nxitur rritjen e muskujve nëpërmjet rritjes së ndjeshmërisë ndaj insulinës dhe ne mendojmë se një dozë e vogël ditore me verë mund të jetë e dobishme për astronautët’’, përfundoi ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb