PRISHTINE –Mjeku kujdestar në Emergjencën e Prishtinës, Avni Xhafa, ka folur për KALLXO.com për lëndimet që ka reperi Rigels Rajku, i njohur me nofkën Noizy, pas sherrit me djemtë e grupit Babastars, në qendër të Prishtinës. Mjeku Xhafa bën të ditur se Noizy-it i është hequr një plumb gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale.

“Konfirmoj se Rigels Rajku ka ardhur me një plagë në regjionin gluteal të djathtë si dhe plumbin i cili prezanton në rentgen në të njëjtën anë. Plumbi është hequr ndërsa gjendja e pacientit është stabile dhe pa dëmtime të strukturës kockore dhe neurovaskulare”, ka thënë për KALLXO.com mjeku Avni Xhafa.

Sipas tij, pacienti ka refuzuar të qëndronte në spital. Noizy është parë i buzëqeshur në korridorin e Emergjencës pas operacionit.

Përveç Noizyt në incidentin e armatosur në qendër të Prishtinës është plagosur edhe shoku i tij, i njohur me nofkën “Varrosi”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: