TIRANË

Shërbimi i kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë ka mbyllur një vit të suksesshëm  përgjatë 2018.

Sipas të dhënave, bluzat e bardha kanë kryer gjithsej 865 operacione në zemër, ndërsa shkalla e vdekshmërisë ka qenë në  dy pikë përqindjeje. Ky numër operacionesh konsiderohet si rekord nga mjekët e kësaj qendre.

“Sherbimi i kardiokirurgjise QSUT ne kete fund vit ne date 28 dhjetor 2018 me numrin rekord te arritur per here te pare prej 865 intervente kardokirurgjikale me nje vdekshmeri prej 2%. Nje pune e jashtezakonshme e te gjithe ekipit, kolegeve mjeke dhe infermiere.

Urime te gjithe stafit dhe atyre qe na kane mbeshtetur. Gezuar dhe per shume vjet festat ju heronjte e heshtur qe edhe kur te tjeret festojne jeni ne gadishmeri per te shpetuar qofte edhe nje jete me shume”, thuhet në një postim të shpërndarë në rrejtet sociale.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb