Nga ERJON SKËNDAJ*

TIRANË – Ndërtimi në qendër të QSUT-së i bunkerit ku do të vendoset aparatura e akseleratorit linear, ka ngjallur shqetësim tek mjekë të këtij spitali.

I ftuar në “News 24”, në emisionin “Njerëz në fokus”, doktori Arjan Kokobobo – ekspert i radioterapisë, u shpreh se ndërtimi i bunkerit në vendin e përcaktuar shkel rregullat e sigurisë për rrezatimin.

Mjeku tha se për projektin nuk është marrë mendimi i ekspertëve dhe sipas tij, protokolli i sigurisë e kërkon që aparatura, e cila emeton rreze të dëmshme për shëndetin e qytetarëve, duhej të ishte vendosur në pjesën e pasme të spitalit.

“News 24” i është drejtuar për informacion më të detajuar, drejtorisë së spitalit “Nënë Tereza”, por nga ky institucion nuk është dhënë asnjë shpjegim apo koment në lidhje me projektin e bunkerit të akseleratorit si dhe pretendimet e mjekëve të Shërbimit Onkologjik, që janë shprehur kundër tij.

(ar.sh/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: