ANGLI – Një 34-vjeçare ka humbur jetën, pasi mjekët në Angli refuzuan dy herë ta operonin, me pretendimin se kishte morra. Lindsay Swanson, nënë e tre fëmijëve, kishte një problem në pankreas dhe duhet t’i nënshtrohej një operacioni dhe më pas një kure që zgjaste 6 javë. Por mjekët e spitalit Leicester General Hospital në Angli refuzuan ta shtronin, sepse kishin konstatuar se pacientja kishte parazitë.

Bashkëshorti i Lindsay, Lee Dunning tha se nuk mundi tu besonte veshëve kur dëgjoi refuzimin e mjekëve. “Thanë se nuk mund ta operonin sepse kishte morra. U kthyem në shtëpi dhe ajo nisi një trajtim kundër parazitëve. Ishte e vështirë, sepse ajo nuk ndihej mirë, por po ja dilnim pak nga pak.”- tha Dunning.

Por kur gjendja e gruas u përkeqësua, bashkëshorti e transportoi sërish në spital dhe kërkoi ta operonin me urgjencë. Mjekët refuzuan për të dytën herë, duke bërë që gruaja të humbte jetën pak muaj më vonë.

Sipas mjekut specialist Matthew Metcalf, personat që preken nga problemi që kishte Lindsay Swanson e kanë pothuajse të pamundur të shpëtojnë. Sipas tij, ajo që mund të kishin bërë mjekët e spitalit ishte vetëm lehtësimi i dhimbjeve, pa dhënë garanci për jetën.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb