TIRANË- Bluzat e bardha kanë protestuar sërish sot kundër vendimit të qeverisë për ti testuar. Përveç protestave në ambientet spitalore e shëndetësore në kryeqytet, një përfaqësi mjekësh kanë protestuar sot edhe para Kryeministrisë.
Ata thanë se mjekët po përballen me presione të imagjinueshme për të mos kërkuar të drejtën e tyre. Mjekët e kanë quajtur testimit jo ligjor dhe kanë akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë se po shkel ligjin.
Ndërkohë sot rreth orës 9 e 30 është bërë një takim mes Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe një përfaqësie mjekësh, të kryesuar nga Kreu i Konfederatës së Sindikatave, Kol Nikolla.

“Sot është bërë një takim nga dy përfaqësues të mjekëve që përfaqësojnë vetëm veten e tyre se ne jo, me Ministrin e Shëndetësisë.
Mjekët nuk kanë të drejtë të protestojnë për të drejtat e tyre. Sapo të kalojnë derën e spitalit ata hiqen nga puna. Ky është turp.
Papërgjegjshmëria është në kuotat maksimale. Ministria po thyen ligjet e vendit. Nuk mund të flasim për pasojat, kur ka thyerje të ligjit. Ministria s’ka të drejtë të kryejë testime. Ministria e Shëndetësisë të bëjë investime jo testime. Ne kemi përfaqësinë tonë, nuk na përfaqëson Kol Nikolla. Nuk jemi kundër testimit, po jo testim nga institucionet që nuk kanë tagër ligjor. Jemi sot para kryeministrisë për ti dërguar një mesazh, sepse protesta vijon në ambientet e spitaleve. Presione maksimale, absurde ndaj bluzave të bardha që të mos protestojnë. Kërkojmë të zbatohen ligjet. Nuk kemi kushte, nuk kemi ambiente, s’kemi ilaçe dhe reagentë për të bërë analizat. Mjeku nuk bën bojkot të punës, bojkot është për testimin. Dy ditë para testimit nuk kemi një program të mirëfilltë.
Gjykata administrative duhet të bëjë punën e vetë, të bëjë drejtësi, këto dy ditë do të jetë dhënia e vendimit”, kanë deklaruar mjekët.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: