ELBASAN

Spitali i Elbasanit teksa i shpreh ngushëllime familjes së 25-vjeçares, e cila humbi jetën ditën e djeshme një orë pas lindjes, ka dënuar me ashpërsi arrestimin e dy mjekëve.

Sipas rezultatit të autopsisë bëhet me dije se shkak i vdekjes së Rexhina Debrova është bërë ‘Koagulimi’ i cili është një lloj mpiksje gjaku, që shkakton trashjen e tij deri në tharjen përfundimtare.

Në reagim dënohet me ashpërsi fakti i arrestimit të dy mjekëve para rezultateve të autopsisë, e cila në fund tregoi se nëna e re ka pasur një komplikacion dhe vdekja e saj nuk ka ardhur nga pakujdesia.

Regimi i spitalit:

“Qendra Spitalore “Dr.Xhaferr Kongoli” Elbasan edhe njëherë shpreh  dhimbjen e thellë për humbjen e jetës së pacientes nga lagja Vullnetari Elbasan .Gjithashtu mjekët e Elbasanit pas arrestimit të dy kolegëve   shprehin indinjatën dhe  shqetësimin maksimal për arrestimin e dy kolegëve , një  masë ekstreme kjo e marrë ndaj tyre. Arrestimi i kolegëve tanë  nga ana e policisë është një nxitim i tepruar i policisë ,pasi ata jo vetëm që janë mjekë jashtëzakonisht të nderuar ,por edhe nga më të përkushtuarit në kryerjen e detyrës.

Mjeku reanimator Nikollaq Thana dhe Mjeku Kardiolog Mehmet Ibaj janë arrestuar para se të dilnin rezultatet e autopsisë së mjekësisë ligjore nga të cilat përcaktohet shkaku i vërtetë i vdekjes së 25 vjeçares që ndërroi jetë një orē pas lindjes së lindjes me operacion nē Maternitetin e Elbasanit. Është pēr të ardhur keq që policia tregohet kaq e shpejtë në aksionet për arrestimin e bluzave të bardha që shpëtojnë pafund jetë njerëzore pa patur në dorë fakte që i fajësojnë ata në kryerjen e detyrës .Natyrisht që ne nuk mbrojmë askënd që është përgjegjës para ligjit , por jemi të shokuar nga prangosja pa asnjë fakt që fajëson kolegët Thana e Ibaj .Me keqardhje e themi që policia në ndonjë  rast nuk është treguar kaq e shpejtë  për ti mbrojtur bluzat e bardha  kur ju është kërcënuar jeta apo dhe kur pengohemi në kryerjen normale të detyrës. Prandaj kërkojmë që te tregohet  respektimi i të gjitha procedurave në rastet e ndalimit të mjekeve kur ka ngjarje si ajo e ditës së hënë.

Bluzat e bardha të Elbasanit garantojnë të gjithë qytetarët se pacientëve të Qendrës Spitalore të Elbasanit gjithmonë dhe në çdo kohe ju është dhënë dhe do jepet shërbimi mjekësor më i mirë i mundshëm.

Ndërkohë kërkojmë që të kemi mirëkuptimin e të gjithëve gjatë kryerjes së punës si profesionistë dhe nuk lejojmë askënd mos të spekulojë ndaj bluzave të bardha.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: