Australi- Mjekja Bilana Nikolova Trask u ofronte pacientëve të saj marrëdhënie seksuale pas kontrollit gjenital. Lajmi është bërë i ditur nga mediat australiane.

Mjekja është akuzuar nga prej pacientëve të saj, i cili ka deklaruar se mjekja fillimisht e ka prekur e më pas i ka ofruar seks. Pacienti ka pohuar se kanë kryer marrëdhënie seksuale madje edhe në vendin e saj të punës.

Gjithçka është bërë më e vështirë pasi bashkëshortja e pacientit ka zbuluar tradhtinë e të shoqit me mjeken. Pas kësaj shumë meshkuj të tjerë janë paraqitur si viktima të mjekes.

Mediat bëjnë me dije se mjekja është pezulluar nga puna për 3 muaj për shkak të sjelljeve joprofesionale. Ajo ka qenë në lidhje të ngushtë, në marrëdhënie personale me pacientët, të cilëve u ka ofruar seks, këshilla mjekësore dhe rezultatet e gjakut nëpërmjet Facebookut.

Pas tre muajve mjekja do të detyrohet të shkojë në kurs të mjekësisë etike me shpenzime vetjake për të arritur përvojë. Kursi do të zgjasë 18 muaj.

(a.h/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb