Mjekët shqiptarë janë shumë pranë realizimit të një prej interventeve më bashkohore, transplantit të palcës kockore. Përgatitjet e kësaj sipërmarrjeje tejet të avancuar në fushën e tranplanteve kanë kohë që kanë nisur dhe pritet të finalizohen në tre mujorin e parë të vitit 2020.

Të dhënat janë bërë prezent në kongresin e 14 të hematologjisë, që po mbahet në Tiranë nga data 15 deri në 16 nëntor, ku marrin pjesë mjekë të njohur nga Shqipëria, rajoni, Europa dhe Shtetet e Bashkuara.

Profesori Ivanaj thotë se po punohet për futjen e terapive shumë më bashkëkohore për kurimin e leucemive, që edhe pse kushtojnë më shtrenjtë nga kurat klasike, do t’i kushtojnë shumë më pak buxhetit, pasi e riaftësojnë të sëmurin për një periudhë të gjatë kohore, duke e mbajtur larg derës së spitalit.

Mjeku i njohur flet për rritje të numrit të sëmundjeve malinje të gjakut, çka sipas tij, është në të njëjtin trend me përhapjen e sëmundshmërisë në Europë.

Sa i përket largimit të bluzave të bardha kryesisht drejt Gjermanisë, profesor Ivanaj thotë se për problemet e mjekësisë duhen dëgjuar mjekët. Aktiviteti është përshendetur dhe nga ministrja e Shëndetsisë, Ogerta Manastirliu.

Kongresi i 14-të i hematologjisë është aktiviteti më i rëndësishëm në këtë fushë, pas kongresit europian dhe atij amerikan të hematologjisë, referuar nivelit të lartë të akreditimit, si dhe lektorëve që marrin pjesë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb