Mjeku personal i Kim Kardashian mësohet t’i ketë thënë asaj se po kryen marrdhënie seksuale më shumë sesa duhet normalisht.

Ylli televiziv dhe bashkëshorti Kanye West kohët e fundit po përpiqen që të bëjnë një tjetër fëmijë, ndaj siç kanë deklaruar ata vetë, kryejnë marrëdhënie seksuale mbi 15 herë në ditë.
Por duke folur për portalin E! News, 34-vjeçarja tha se specialistët e kanë këshilluar të kryejë më pak marrëdhënie, pasi mund të jetë duke ulur shanset për të mbetur shtatzënë.
“Mjeku mendon se po bëj më shumë seks se që duhet. Ai më tha se një herë e vetme seks në ditë ka shumë më shumë mundësi që të mbetem shtatzënë, kështu që po provojmë gjithçka”, deklaroi Kim Kardashian.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: