TIRANE

Mjeku Tritan Kalo i ftuar në “Dritare” në News 24 ka komentuar rritjen e pagave për mjekët në Kosovë. Kalo u shpreh se Kosova me një buxhet më pak se gjysma e Shqipërisë paguan më mirë për mjekët, kur mund të ndodhë edhe e kundërta.
Mjeku shtoi se në Kosovë pavarësisht rritjes së pagave doktorët ende janë të pakënaqur se  i duan rrogat njësoj me të deputetëve.

“Rritja progresive është e ndjeshme në xhepat e personelit mjekësor. Nëse Kosova me një buxhet sa gjysma e Shqipërisë,  pse duhet të paguajë Shqipëria më pak për mjekët.

Unë jam doktor i asociuar dhe nuk e kam rrogën 800. Në Kosovë doktorët janë të pakënaqur me rritjen e pagave i duan njësoj me ata të deputeteve”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb