Mjeku popullor Hysni Peqani, i njohur si ‘Burdushi’, i cili është arrestuar për disa akuza, mes tyre dhe ajo e mashtrimit, ka kërcënuar me grevë urie. Ai ka thënë se prej ditës së diel do të futet në grevë urie pasi mendon së është diskriminuar.

Kështu bëri të ditur në një prononcim për Telegrafin avokati i tij, Asdren Hoxha. Hoxha tha se klienti i tij ka vendosur që të hyj në grevë urie që nga e dita e diel pasi ai nuk është marrë në pyetje nga prokuroria prej tre muajsh dhe kjo është njëra nga arsyet.

“Ka vendosur që të hyjë në grevë urie që nga nesër. Pasi ai konsideron që është duke iu bërë padrejtësi, nuk është marrë në pyetje që tre muaj dhe është paraburgosur në mënyrë të pazakontë nga të tjerët. Pastaj është mbajtur seanca për konfiskimin e pasurisë pa prezencën e tij dhe të avokatëve edhe pse është paraburgosur. Peqani konsideron është duke u diskriminuar hapur”, ka thënë avokati Hoxha, duke shtuar se e përkrah vendimin e tij.

Hysni Peqani, i njohur si Burdushi është i akuzuar për disa vepra penale ku edhe po mbahet në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb