TIRANE

Gjatë emisionit ‘Shqiptarët për Shqiptarët’ në News24 u prezantua historia e familjes Asllani në fshatin Bequk në komunën e Vushtrrisë në Kosovë.

Këtu jeton familja 6 anëtarëshe Asllani Kjo familje ka halle të shumta. Shtëpia e tyre e shkatërruar ka rrezik që të shembet.

Në këtë familje nuk është i punësuar asnjë anëtare i familjes, ata jetojnë nga ndihma sociale. Banesa e rrënuar që nga koha e luftës rrezikon ti zeje brenda. Lotët e zonjës së shtëpisë janë një lutje për ndihmë.

“Nuk kam me çfarë ti ushqej fëmijët. Natën gjumi nuk më zë, mendoj se do më shembet çatia tek fëmijët” thotë gruaja duke lotuar. Gjysh Mehmeti dhe Sadija përloten kur shikojnë se ku po rriten  nipërit e tyre 4 dhe 2 vjeç qe nuk kanë mundësi as të shkollohen.

https://www.youtube.com/watch?v=lhiF26PtZXk&feature=youtu.be

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb