Në kuadër të Bienales së Dytë Ndërkombëtare të Akuarelit, artisti i mirënjohur kinez Liu Yi realizoi një demonstrim të posaçëm në mjediset e Bibliotekës së COD, në Kryeministri.

I vlerësuar në botë me çmime për punë e tij “magjike” me bojërat e ujit, për rreth 2 orë Liu Yi nderoi publikun e interesuar me një demonstrim të rrallë, në ndërveprim me modelen e tij, balerinë me kostum kombëtar.

Liu Yi është shumë i dhënë pas përdorimit të teknikës së lagur, që e lejon të krijojë koherencë mes një kuptimi së brendshmi dhe vështrimit së jashmti, çka krijon përshtypje të forte tek shikuesit.

I njohur për penelin e shpejtë në pikture dhe ritmin e shpejtë në procesin e bërjes, Yi arrin të bëjë artin e tij të duket i paqëllimshëm dhe tërheqës.

Ekspozite-akuareli-Foto-Agim-Dobi-2-300x200
Kompozimet e Yi-së, portretet dhe peisazhet janë shumë të ndryshme, të bëra në letër të lagësht e të thatë, duke përdorur penelë të ndryshëm si kinezë të rrafshët, të rrumbullakët, penelë akuareli. Piktura me bojëra uji ka një bukuri të veçantë sepsë përmes butësisë dhe emocionit e bën një vepër mjaft poetike.

Liu Yi ka linndur në 1958 në Jiang Nan, Shangai. Dashuria për vendlindjen “fshihet” pas skenave të bukura të kpshtit të fshatit dhe mund të shihet në pikturat që tregojnë zakonet popullore vendase. Interpretimi sentimental i shiut, atmosferës së mjegullt dhe peisazhet piktoreske të rrethinave e shenjuan stilin e tij.

Yi u diplomua për Artet e Bukura në Universitetin e Arsimit Dong Hua, më pas përfundoi studimet pasuniversitare për pikturat me bojëra uji në Kolegjin e Arteve të Bukura të Kinës. Ai beson se artistët duhet të theksojnë individualizmin e tyre në veprat që realizojnë.

Liu Yi është lektor në Universitetin e Pikturës dhe Dizajnit dhe anëtar i shoqatës së artistëve kinezë. Aktualisht zëvëndës President i Shoqërisë Shangai të Pikturave me bojëra uji. Në vitin 204 , Yi mori medaljen Charles Comfort në Kanada.

Veprat e tij janë shfaqur në ekspozita të shumta dhe një pjesë e të dy koleksioneve private dhe publike, në muzetë e galerive në mbarë botën./Ata/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: