Në momentin e tij më të vështirë, pas një derbi i gjithi për t’u harruar, ku mediat dhe opinioni në Itali e shohin gjithnjë e më larg Inter, fati është në krah të Asllanin, pasi jo vetëm Calhanoglu, për së fundmi është dëmtuar edhe Mkhitaryan, duke e detyruar Simone Inzaghi-n të hedh Asllanin në fushë nga minuta e parë kundër Venezia-s.

Për herë të parë këtë sezon, Inzaghi do të formojë një trio totalisht ndryshe, Barella-Asllani-Zielinski. Nuk është e hera e parë që të tre lojtarët kanë luajtur së bashku, por absolutisht është hera e parë që të tre zbresin si titullarë. Për Asllanin ky është një shans i mirë, por më shumë se sa për të bindur Inzaghi-n, është një mundësi për të reklamuar potencialin e tij në një periudhë ku emri i mesfushorit kuqezi qarkullon fuqishëm në merkato.

Inter Venezia
Inter Venezia

Është thuajse e sigurt që në fund të këtij sezoni Asllani do të largohet nga Milano pasi klubi zikaltër vijon të monitorojë tregun për të gjetur një pasues të ri për Calhanoglu, ku dëshira e tyre më e madhe është Samuele Ricci, mesfushori i Torinos. Nuk është e lehtë të arrijnë te Ricci pasi Torino e vlerëson kartonin e mesfushorit “azzurr” me 40 milionë euro, por në të njëjtën kohë në garë për të është futur edhe Milan.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb