Ministria e Mbrojtjes ka nisur kontrollet antikanabis në jug të vendit.

Kontrolli për mbjellje të mundshme droge ka nisur edhe në  rajonin e jugut të vendit, që  përfshin bashkitë Sarandë, Delvinë, Konispol e Finiq. Bëhet me dije se  kontrolli i territorit është pjesë e planit të luftës antikanabis.

Burime nga Ministria e Mbrojtjes bënë me dije se bëhet fjalë për kontrolle rutinë në kuadër të strategjisë anti-kanabis të nisur prej vitesh që bëhet bashkë me Ministrinë e Brendshme.

  • foto galeri
  • foto galeri

Pikërisht në kuadër të kësaj strategjie bëhen kontrolle dhe monitorime të herë pas hershme.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb