FERIZAJ– Një tjetër fitore për Florian Markun në MMA (Mixed Martial Arts). Kësaj rradhe ‘luftëtari’ shqiptar  ka arritur të mposhtë  rumunin  Vranceanu Ion.  Ndeshja u zhvillua në sallën e sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj ku Marku vendosi diktatin ndaj romunit që në  raundin e parë .

Në raundin e dytë Marku  tregoi që është i pamposhtur në MMA duke mposhtur me knock out kundërshtarin e tij. Ai ka folur pas ndeshjes duke treguar se synimi i tij është të arrijë në UFC.

“Nuk pranoj humbje në shtëpinë time. Qëllimi është që të arrijë në UFC”, u shpreh Marku pas ndeshjes ku falenderoi edhe pjesmarrësit e shumtë që ishin në sallë për ta mbështetur.

43161236 1153830808105076 3154910098912968704 N

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: