Ardeno, operon për më shumë se 20 vjet për prodhimin dhe përpunimin e drurit. Kjo mobileri ofron produkte si elemente druri, karrige, tavolina, dhoma gjumi dhe mobilie të personalizuara.

Reportazh nga panairi i mobilerisë, Budvë 2017… by tvteuta
Për herë të parë Ardeno merr pjesë në panairin e Mobilierisë që u mbajt në Budva. Pronari i Ardeno-s, Tonin Alia pohoi se ky ishte viti i parë që kjo firmë mobilimi merr pjesë në panairin, por si vizitor kishte 5-6 vite.

“Ka vite që punojmë me Malin e Zi në disa pika shumice. Por mund të japim dhe me pakicë, siç është Ulqini. Kemi dhe dy tre pika shitje në Podgoricë. Ne gjithë gamën e shitjeve, me Malin e Zi bëjmë një eksport deri në 20 %, kalojnë deri në 200 mijë euro në vit. Produktet tona janë mjaftë cilësore dhe ekonomike në Mal të Zi.”, tha Alia.

“Mjaft interesante është këtu, nuk e prisnim këtë pjesëmarrje nga qytetarët në Budva. Na nderoi me pjesëmarrje edhe kryetari i Bashkisë në Budva, ku ne bëmë një bisedë të shkurtër me të dhe shprehëm mirënjohje për popullin malazez, ku ne jemi shumë të kënaqur. Ne do të vazhdojmë shitje të mëtejshme këtu”, tha ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: