ITALI

Këshilli Rajonal i Lombardisë ka miratuar unanimisht një mocion, përmes të cilit i kërkon qeverisë italiane të bëjë gjithçka për të kthyer në Itali vogëlushin shqiptar, Alvin Berisha, i cili aktualisht ndodhet në kampet e rrezikshme të Sirisë.


Ai u dërgua në Siri nga nëna e tij në vitin 2014, kur Alvin ishte vetëm 6 vjeç. Historinë e trishtë të 11-vjeçarit shqiptar e transmetoi emisioni investigativ italian ”Le Iene”, ndërsa në të nuk munguan thirrjet për ndihmë nga babai i tij. Në Këshillin Rajonal të Lombradisë çështja iniciua nga këshilltarja e Forza Italia, Paola Romeo, ndërsa të gjithë u pajtuan me kërkesën e saj.


Capture
Capture

“E pamundur të mos prekesh nga një histori e tillë. Ne po flasim për një fëmijë që ka lindur dhe rritur në zonën tonë. Alvini gjendet i vetëm në mes të një lufte tjetër, që mund të lërë shenjë të thella. Institucionet kanë detyrën të veprojnë, duke i mundësuar të voglit rikthimin në Itali pranë familjes. I kërkojmë qeverisë të vlerësojë nëse ekzistojnë kushtet për t’i dhënë shtetësinë italiane Alvinit të vogël, familja e të cilit është plotësisht e integruar në shoqërinë lombarde. Përparësia e Rajonit të Lombardisë është rikthimi i Alvinit në shtëpi, ku e presin njerëz që e duan”-tha ajo, shkruajnë mediat italiane.


(n.m/balkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: