Për disa, nuk është gjë tjetër veçse një pale çorape të ngjitura pas të mbathurave, një aksesor që në përgjithësi meshkujt e konsiderojnë një shues-pasioni. Por koha i ka dhënë të drejtë shpikësit të saj, sepse pavarësisht kohës ato mbeten aksesori më i përdorshëm për femrat.
Getat festojnë 60 vjetorin e krijimit të tyre. Komode, praktike dhe revolucionare, për modën ato janë një nga simbolet e emancipimit femëror, njësoj si minifundet dhe xhinset. Gjithçka nisi pas zbulimit të najlonit.

Ishte një herë Amerika –’Po përse të mos marrin dy çorape dhe t’i ngjisim me një pale mbathje?”, dukej se i kishte thënë e zemëruar amerikania Ethel Boone bashkëshortit të saj, Allen Gant, shef i ndërmarrjes së tekstileve Glen Raven Mills. Për ta shoqëruar gjatë transferimeve të punës, zonja shtatzënë haste gjithmonë vështirësi, duke mashtruar për çorapet që nuk ishin të ngjitura. Vetëm disa vjet më vonë në vitin 1959 rreth njëzet vjet pas shpikjes së najlonit getat mbërritën në dyqane, për të ‘liruar’ këmbët e femrave në të gjithë botën.

Për të gjithë, getat janë konsideruar një veshje kontroverse aq sa joshëse dhe tërheqëse. Burrat, zakonisht nuk i duan dhe i konsiderojnë një ‘gurë varri’ që pengon pasionin. Komode dhe praktike ato janë bërë një aksesor i pazëvendësueshëm për femrat. Nuk është rastësi që presidenti rus Michail Gorbaciov premtonte ‘sapun, sallam dhe geta’, kur në fund të viteve Tetëdhjetë dhe në fillim të viteve Nëntëdhjete Bashkimi Sovjetik filloi të shpërbëhej dhe ishte në vështirësi ekonomike.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: