Me flokë të gjatë dhe me një shikim depërtues, JoAni Johson është një nga rastet më të rralla të modës. Ajo është 67 vjeç dhe e nisi karrierën e modeles në 2016.

Në maj të këtij viti, ajo është bërë një nga imazhet e Fenty, brandi i modës i lançuar në 2017 nga këngëtarja Rihanna, dhe që do t’i japë hapësirë diversitetit dhe çdo tipi feminiliteti. Me origjinë xhamajkane, JoAni Johnson është rritur në lagjen newyorkeze të Harlem. Ajo filloi të bëjë modelen në vitin 2016, kur bashkëshorti i saj e bindi të pozojë për një fotograf në Big Apple.

Menjëherë më pas ajo u shfaq në një video virale të lançuar nga Allure, e cila nënvizonte rëndësinë e vlerësimit të bukurisë femërore edhe tek një femër jo më e re.

Pavarësisht vdekjes së bashkëshortit në 2017, një ngjarje që e tronditi thellësisht, Johson vazhdoi të sfilojë në pasarelat e stilistëve si Eileen Fisher dhe Ozwald Boateng, ka pozuar si imazh për Pyer Moss, një nga brandet e modës më të populluar në Shtetet e Bashkuara dhe është shfaqur në kopertinën e revistës Vogue.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb