Ju mund të jeni në grupin e atyre njerëzve që e kanë pasur fiksim modelin e flokëve të viteve ’90.
Nga aksesorët e larmishëm apo kapëset, te shumë stile që 30 vjet më parë i keni pëlqyer dhe përdorur, sot do t’ju duket e pabesueshme po t’ju themi që të gjitha këto që mund t’ju kujtojnë fëmijërinë, janë rikthyer.
Megjithatë, veç tendencave të viteve ’90, ka edhe shumë modele nga vitet ’00 që po rikthehen. Në fakt, ju mund të keni provuar shumë tendenca që, pa e kuptuar se ishin në trend shumë vite më parë, po i përqafoni sërish.
Duke nisur që nga flokët e valëzuar, deri tek gërshetat e bebeve, modelet e mëposhtme shumë shpejt do t’i shihni gjithandej. Vajzat e njohura të showbiz-it janë këtu për t’jua vërtetuar këtë. Mjafton t’i ndiqni.
2. Kapëset e flokëve
3. Ngjyrat me dy nuanca
4. Vija ndarëse në anë
5. Highlights të theksuara
6. Gërshetat e bebeve
7. Majat e kthyera
8. Aksesorët (fjongo, shami, rreth etj.)