SHBA

Dasmë super romantike për Heidi Klum dhe Tom Kaultiz. Në një intervistë me të përjavshmen ‘Hello’ supermodelja tha tha se zgjodhi ishullin italian Capri për ceremoninë e dasmës së saj që do të jetë në verë. Pikërisht në këtë ishull modelja dhe muzikanti i njohur kaluan pushimet e tyre disa muaj më parë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Adriana Lima a Naomi Campbell dhe Alessandra Ambrosio janë disa nga të ftuarit e dasmës e cila pritet të jetë madhështore. Propozimi për martesë u bë më 25 dhjetor të vitit të kaluar dhe ka qenë vetë modelja që zbuloi gjithçka me një foto të postuar në Instagram.

“Kam qenë dy herë e martuar dhe nuk mendoja më që do të thosha sërish ‘Po’, por mesa duke do e them edhe ketë herë”- shkruante në Instagram modelja duke treguar me krenari unazën e fejesës.

“Diferenca prej 16 vitesh mes meje dhe Tom nuk është problem, kur jemi tatuar ne të dy, ishte sikur të kishim qenë martuar më herët. Të them të drejtën do të martohesha me të që ditën e parë”- përfundoi modelja e njohur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb