SHBA

Cara Delevingne nuk mund të ishte më e dashuruar, duke i dedikuar fjalë plot dashuri partneres së saj Minke me rastin e përvjetorit të tyre të dytë në çift.

“Këto dy vitet e fundit kanë qenë plot jetë. Shumë ndryshime, rritje, dhimbje dhe mbi të gjitha DASHURI, dhe jam shumë me fat që gjeta personin perfekt për të përballuar ulje-ngritjet e jetës”, ka shkruar modelja në Instagram, duke postuar një sërë fotosh të tyre së bashku. “Nuk mund ta imagjinoj jetën pa ty. Kalova aq shumë kohë duke kërkuar partnerin tim në krim, saqë nuk e dija se do të ishte dikush me të cilin do të shkova në shkollë”. Më pas një dolli virtuale, për shumë vite së bashku.

Modelja dhe muzikantja zurtarizuan lidhjen gati një vit më parë, në Wimbledon, kur u fotografuan duke u puthur, por për lidhjen e tyre ishte folur më parë dhe ishte vetë Delevingne ajo që konfirmoi historinë. Megjithatë, njohja e tyre daton që nga fëmijëria. Në atë kohë ato shkonin në të njëjtën shkollë, por më pas humbën kontaktet. Ribashkimi, vite më vonë, në një koncert të Alanis Morissette.

Të rezervuara, Delevingne dhe Minke e gjetën njëri-tjetrin në kohën e duhur: “Është hera e parë që jam në një lidhje pa u përpjekur të shpëtoj dikë”, tha modelja për partnerin e saj për Vogue vitin e kaluar, ndërsa Minke nuk ka folur kurrë hapur për të. Megjithatë, të dyja janë të sigurt për një gjë: e ardhmja është bashkë.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: