SHBA

Naomi Campbell-it i pëlqen shumë të udhëtojë nëpër botë. Por ju nuk e dini që supermodelja e njohur është një adhuruese e pastërtisë ose më saktë është shumë e fiksuar pas saj.

Në një video të publikuar në kanalin e saj në Youtube ajo shpjegon se çfarë bën kur hipën në avion dhe para se ai të niset. “Unë kam lindur duke udhëtuar” – ka thënë modelja. “Unë kontrolloj çdo gjë kur udhëtoj”- duke na zbuluar ‘armët’ e saj të udhëtimit, që janë doreza, maskë, letra, pastrues anti bakterial etj.

Sapo hipën në avion 49-vjeçarja vë dorezat, të cilat nuk i heq gjatë gjithë udhëtimit. Me letra të lagura ajo pastron cdo gjë që sheh, nga tavolina deri tek pjesa e pasme e ndenjëses përballë. Ndërsa ndenjësja e saj vishet nga një mbulesë që lahet nga me dorë nga vet modelja sapo mbërrin në hotel.

“Nuk më intereson se çfarë mendojnë njerëzit për mua. Pastërtia dhe sterilizimi i gjërave ka lidhje me shëndetin tim”- vazhdon më tej 49-vjecarja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: